Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 15:40

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka thënë sot se me kryetrarin Tomislav Nikoliqin ka biseduar dhe po bisedon për platformën për Kosovën të cilën e ka propozuar kryetari i Serbisë

“Ne kemi biseduar dhe do të bisedojmë edhe në të ardhmen, po presim epilogun e bisedimeve në Bruksel dhe do të vazhdojmë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.

Duke u përgjigjur në paralajmërimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, ai tha se Serbia do të japë çdo gjë nga vetja që këtë ta pengojë me mjete paqësore e demokratike.

“Por Serbia nuk është e pafuqishme, siç ka qenë”, tha ai.

Ai ka shtuar se këtë fuqi të Serbisë nuk do ta mbivlerësojë e as nuk do ta nënvlerësoj dhe ka theksuar se nuk mund të paramendojë deh do të ishte qesharake që Deçani, Banjska, Graçanica të jetën trashëgimi e të tjerëve dhe jo e serbëve.

“Kjo do të ishte tragjikomike”, ka thënë ai.