Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 08:09

Prej vitit 2011, kur është hapur Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pacientët me kancer janë përballur me mungesa të vazhdueshme të citostatikëve, terapi kjo që është më e shtrenjta nga të gjitha të tjerat që jepen në QKUK.

Vetëm tetë lloje citostatikësh, që janë pjesë e listës esenciale, marrin gjysmën e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për barna. Janë mbi 50 lloje citostatikësh në listën esenciale. QKUK-ja deri sivjet ia ka kërkuar MSH-së mbi 10 milionë euro në vit për citostatikë, shumë kjo që është përgjysmuar në planifikimet e vitit 2015, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arsyeja nuk është se ka rënë numri i pacientëve me kancer, përkundrazi, QKUK-ja njofton se ka rritje të lehtë të numrit të tyre. Planifikimet e këtij viti janë bërë pasi që ka nisur një hetim policor për dyshime për keqpërdorim me këto ilaçe të shtrenjta.

 

Kundërthëniet në shifra, sikur të parave që janë dhënë ashtu edhe të numrit të citostatikëve dhe të përqindjes së mbulueshmërisë se nevojave, kanë përshkuar katër vjetët e ekzistencës së Klinikës së vetme në Kosovë, ku pacientët me kancer kërkojnë shpëtimin