Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 16:22

Ata janë i vetmi çift që janë njohur, dashuruar dhe martuar në Big Brother Albania, ndryshe nga shumica që thjesht kanë flirtuar.

Neda dhe Orgeni, të njohur nga publiku si protagonistë në edicionin e katërt të Big Brother Albania, janë martuar natën e së dielës.

Në dalje të Tiranës, e diela deri në orët e para të së hënës, siç shihni edhe foto, Neda dhe Orgeni i janë gëzuar mbrëmjes së dasmës në një restorant të njohur, transmeton noa.

Në pranverë, Neda dhe Orgeni sollën në jetën djalin e tyre Serzh. Dhe disa muaj më pas, ata kurorëzojnë lidhjen e tyre mbi katër vjeçare në martesë.