Rama tha se do të nisë së shpejti monitorimi i efektivëve në çdo sekondë, pasi do të jenë të lidhur me kamera me sallën operative.
14 mijë qytetarë shqiptarë kanë denoncuar shkeljet e punonjësve të Policisë, pranë komisariatit dixhital të ngritur pak muaj më parë nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që 45 mijë shkarkime janë bërë pas denoncimit të shkeljeve të ndryshme në administratë.
Rezultatet e kësaj nisme janë prezantuar sot në Tiranë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ku në fjalën e tij Rama pohoi se Policia e Shtetit po jep frytet e saj të punës për të luftuar krimin.
Sipas Ramës, futja e këtij aplikacioni, me anë të të cilit të gjithë qytetarët mund të denoncojnë raste te shkeljeve dhe jo vetëm, është një histori suksesi. Kreu i ekzekutivit bëri me dije se nga kjo performancë Shqipëria ka ndryshuar pozicion në sytë e ndërkombëtarëve, ku nga një vend i lëndëve narkotike, është kthyer në një vend të sigurt.
Rama tha se do të nisë së shpejti monitorimi i efektivëve në çdo sekondë, pasi do të jenë të lidhur me kamera me sallën operative.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Saimiri Tahiri pohoi se të gjithë duhet të punojnë për një Shqipëri më të sigurt. Teksa u ndal tek komisariati dixhital, Tahiri tha se me këtë u analizua dhe sjellja e policisë; ku pati 14 mijë denoncime nga qytetarët, dhe si pasojë e kësaj erdhën 45 mijë largime nga puna./Kosovapress/
Monday, 27 July 2015 15:54