Policia e Serbisë tha se një qytetar i Afganistanit u vra sot gjatë një përleshjeje me migrantët në kufi me Hungarinë.
Dy policë u lënduan gjatë përplasjes së dy grupeve të migrantëve në mëngjes, tha përmes një komunikate policia.
Serbia është e shtrirë në të ashtuquarturën “rruga e Ballkanit” për migrantët dhe azilkërkuesit që shpresojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë.
Fqinji verior i Serbisë, Hungaria, ka filluar ndërtimin e një rrethoje në përpjekje për të ndaluar flukstin e refugjatëve në vend, që kalojnë përmes Serbisë.
Deri tani, Hungaria ka regjistruar më shumë se 80 mijë azilkërkues, më shumë se 43 mijë vetëm nga viti i kaluar.
Azilkërkuesit më së shumti vijnë nga Afganistani, Iraku, Siria dhe shtetet afrikane.
Monday, 27 July 2015 14:53