Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 13:00

Komisioni Disiplinor në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vendosur për pezullimin e Salih Mekaj nga pozitat e tij si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe anëtarit të Bordit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këtë, siç raporton gazetarja e Kohës Ditore, e ka bërë të ditur kryetari i KGJK, Enver Peci gjatë mbledhjes së rregullt të Këshillit, që është duke u mbajtur.