Një subjekt i ri politikë, ku përfshihen një numër i konsiderueshëm i fytyrave publike në vend, po i bashkohet skenës politike të Kosovës.
Tani më janë zhvilluar disa takime me Dukagjin Goranin, ndërsa lajmi.net ka arritur ta sigurojë një listë me emra që besohet se do ta bëjnë Këshilli Iniciues. Ende nuk është vendosur për emërtimin që do ta ketë ky subjekt politik.
Disa nga emrat që do të përfshihen në këtë subjekt politik, sipas këtij portali janë:
Dastid Pallaska
Dukagjin Gorani
Dardan Velija
Arbana Xharra
Bernard Nika (i pakonfirmuar)
Behlul Beqaj
Lumir Abdixhiku (i pakonfirmuar)
Halil Matoshi
Astrit Gashi
Berat Buzhala
Ilir Mirena ( i pakonfirmuar)
Besa Luzha
Zana Luci
Shpend Kursani
Qendrim Gashi ( i pakonfirmuar)
Arber Vllahiu ( i pakonfirmuar)
Erza Vela
Flitet se po negociohet edhe me Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun, për të qenë udhëheqës të përkohshëm të grupit. Burimet e lajmi.net bëjnë të ditur se Veton Surroi e ka refuzuar ftesën e Goranit për t’iu bashkangjitur kësaj iniciative.
Saturday, 25 July 2015 23:27