Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka lëshuar një deklaratë për media me të cilën e akuzon shumë ashpër negociatoren kosovare, Edita Tahirin.
“Beogradi në asnjë mënyrë nuk është përgjegjës për shtyrjen e marrëveshjes për sigurimet e automjeteve dhe plotësisht është i gatshëm që ta aplikojë atë”.
“Secila deklaratë e kundërt që vjen nga Prishtina ka për qëllimtë krijojë obstruksione dhe krijimin e konfuzionit në opinion lidhur me procesin e normalizimit të raporteve dhe dialogun e Brukselit”.
“Përpjekja e negociatores kryesore të Prishtinës, Edita Tahirit, që në emër të Brukselit dhe Beogradit të shpërndajë të pavërteta se pala serbe ka kërkuar shtyrjen e aplikimit të marrëveshjes për sigurimet, si dhe që përgjegjësinë për vendimin e njëanshëm të Prishtinës t’ia faturojë Beogradit, është vetëm pjesë e repertorit tashmë të dëshmuar të dezinformatave që ofendon inteligjencën dhe krijon mosmarrëveshje mes njerëzve”, transmeton Klan Kosova.
“Edita Tahiri në raste të panumërta ka treguar se është shkatërruesja kryesore e procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe me ndikimin e saj në vazhdimësi u shkakton dëme edhe serbëve, edhe shqiptarëve në Kosovë, të cilët sot do të jetonin shumë më mirë pa sjelljen e saj destruktive”.
Friday, 24 July 2015 23:05