Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 11:22

Sot në mëngjes sërish janë dëgjuar zhurmët e fluturakeve pa pilot që po qarkullojnë mbi zonën e qytetit dhe përreth vijës kufitare

Banorët informojnë në INA për fluturimin e këtyre fluturakeve, duke kërkuar sqarime. Pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, në këtë rajon në disa raste ka pasur fluturime të tilla, duke pasur parasysh situatën e sigurisë.

MPB kohë më parë deklaroi se këto aktivitete janë pjesë e aktiviteteve të sigurisë, sidomos për sigurimin dhe kontrollin kufitar.