Prishtina aktualisht e ka vetëm një inspektor të tregut dhe asnjë fitosanitar. Kështu, kryeqyteti i vendit, mbetet prapa Prizrenit e pjesës jugore të Mitrovicës me nga 5 inspektorë, Pejës, Gjilanit, Podujevës e Vushtrrisë me nga 4, Kamenicës e Rahovecit me nga 3, Fushë-Kosovës e Ferizajt me nga 2, si dhe Gjakovës me disa komuna të vogla me nga 1.
Të dhënat janë mbështetur në një raport të Institutit GAP, në të cilin janë sqaruar edhe përzierjet e kompetencave për inspektorë fushash të ndryshme, midis nivelit qendror dhe atij lokal, shkruan sot Koha Ditore.
Njëjtë me tregun, Prishtina e ka vetëm një inspektor edhe në fushën e veterinarisë, ndërsa edhe më keq është se nuk e ka asnjë inspektor të fitosanitarisë.
Eksperti për të drejtat, interesat dhe dinjitetin e konsumatorit, Selatin Kaçaniku, njëherësh kryetar i OJQ “Konsumatori”, e vlerëson irracionale që kryeqyteti ka vetëm një inspektor tregu dhe pak inspektorë të sanitarisë.
Pos në Prishtinë, mungesë inspektorësh ka në shumicën e komunave të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Nga ana tjetër, autoritetet komunale të Prishtinës thonë të jenë të vetëdijshme se kanë pak inspektorë, porse theksojnë se janë në proces të sistematizimit të vendeve të punës dhe të ristrukturimit të sektorëve nëpër drejtori të ndryshme.
“Ky proces do të mundësojë që të mbulohen të gjitha veprimtaritë që janë nën kompetencë të Komunës”, ka thënë shefja e zyrës për marrëdhënie me publikun në Prishtinë, Miranda Muallafazliu-Bejta
Friday, 24 July 2015 09:43