|
|
Thursday, 23 July 2015 11:54 E mbetur si një gërmadhë në qendër të Tiranës, ngjitur me një nga ndërtesat kryesore të shtetit, Kryeministrinë. Dikur një vend mjaft tërheqës për njerëzit e çdo moshe, sot një vend që ke frikë t’i afrohesh e ta shohësh, shkruan MAPO.
Piramida, sikurse njihet ndryshe ndërtesa me arkitekturë të periudhës së komunizmit, ka qenë një vepër e rëndësishme jo vetëm e asaj kohe, por edhe e periudhës demokratike në vijim.
Strukturat dhe funksionaliteti i saj mund të ishin fare mirë të dobishme edhe sot, në forma nga më të ndryshmet.
Çdo përpjekje për ta ribërë në forma të tjera apo për ta zhbërë fare, është një akt i shëmtuar.



