Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 08:21

Ajo është dyshja që është përfolur më shumë pas edicionit të këtij Big Brother. Bëhet fjalë për Tean dhe Veselin, të cilët më në fund kanë konfirmuar ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin. Përveç një fotoje, që ka pushtuar mediat online, ku Tea dhe Veseli shihen duke u puthur, ditën e sotme, fituesi i edicionit të tetë të Big Brother, i ka kushtuar një këngë Tea-s, përmes së cilës i kërkon që ta dojë. Është koveri i Elvana Gjatës, “Love Me Love Me”, bashkangjitur së cilës, Veseli ka treguar se i dedikohet Teas.

Por bukuroshja korçare nuk ka heshtur ndaj këtij postimi, i cili i është dedikuar asaj, duke thënë: “Për ata që nuk e kanë kuptuar akoma… Më shumë se nga pamja fizike, unë u dashurova me shpirtin tënd të bukur… Të dua Vesel”. Dhe reagimet e fansave të shumtë të Teas dhe Veselit, përmblidhen në një fjalë: “Më në fund”! Dhe duke kujtuar natën e tyre të fundit në Big Brother ku Tea nuk i premtoi asgjë Veselit, por duke lënë të hapur gjithçka.