|
|
Wednesday, 22 July 2015 10:24 Azilkërkuesit në Zvicër do të jetojnë edhe në çadra ushtrie. Është kantoni i parë në këtë vend Aargau i cili ka ngritur tendat e para të ushtrisë për të strehuar azilantët.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë tha se ka nisur puna për ngritjen e 13 çadrave të para që do strehojnë 140 azilantë. Ngritja e çadrave u bë më kërkesë të autoriteteve të kantonit pranë Ministrisë së Brendshme dhe këto mund të shërbejnë për strehim për një periudhe deri 110 ditë. Çadrat janë të pajisura me tualete, dushe dhe kuzhina. Në përmasa 14 dhe 5 metra çadrat janë të pajisura dhe me sistem ndriçimi. Në këtë kanton numërohen 2 500 kërkesa për azil. Mediat zvicerane e cilësojnë fluksin e azilkërkuesve në këtë vend të njëjtë me atë të luftës në Kosovë në vitin 1999. Aso kohe u numëruan 47500 aplikime për azil, ndërsa deri në fund të këtij viti.


