Guvernatori i Ohajos me origjinë kroate John Kasich ka hyrë në garë për kryetar të SHBA si republikani i 16-të që kërkon nominimin e konservativëve.
Pasardhës i imigrantëve çekë e kroatë kandidaturën e shpalli në Universitetin shtetëror të Ohajos, transmeton Koha.net, prej nga në vitin 1970, si brucosh në shkencat politike shkroi letër me të cilën fitoi pritjen me kohëzgjatje 20 minuta te kryetari Richard Nixon.
Kasich tha se është kandidati i vetëm republikan me përvojë në tri fusha të liderizmit politik – buxhetin federal, siguri kombëtare dhe administratë shtetërore.
Ai shtatë vjet ka qenë në bankën Leman Brothers në njërin nga vendet udhëheqëse kur ajo bankrotoi në vitin 2008 me ç’rast pati kulmuar kriza financiare botërore.
Kasich ka bërë dallim nga republikanët duke thënë se nuk do të fokusohet në kritika kundër Hillary Clintonit dhe Barack Obamas.
Wednesday, 22 July 2015 09:49