Qindra pjesëtarë të krahut të djathtë në Ukrainë e kanë mbajtur një tubim mbrëmë në kryeqytetin Kiev, duke protestuar kundër politikave të qeverisë, pas përleshjes vdekjeprurëse ndërmjet nacionalistëve radikalë dhe policisë, në pejsën perëndimore të Ukrainës, raporton REL.
Lideri i të ashtuquajturit, Sektor i Djathtë, Dmytro Yarosh, ka shpallur se grupi i tij do ta filloj fushatën për një referendum kombëtar për të parë nëse presidenti, Petro Poroshenko, dhe qeveria e tij, do të duhej të shkarkoheshin dhe të ngritej një “bllokadë absolute” kundër territorit në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë.
Zoti Yarosh tha se referendumi, po ashtu, do ta shtronte pyetjen nëse urkainasit e mbështesin njohjen juridike të njësiteve të milicive vullnetare dhe të drejtën e tyre për të pasur armë dhe për ta shpallur ligjin ushtarak, që sipas tij, do të ndihmonte tu shkaktohet disfatë kryengritëvse në pjesën lindore të Ukrainës.
Wednesday, 22 July 2015 09:18