Shteti Islamik (ISIS) ka shfaqur video ku shihet se si fëmijëve u tregohen njerëz pa koka derisa “tutorët” e tyre u thonë se një ditë do të bëjnë të njëjtën gjë, por së pari duhet mësuar teknikën.
Në mesin e fëmijëve ishte edhe 14 vjeçari, Jahja. Ky djalosh në një intervistë për Associated Press tregoi se si ka qenë njëri nga 120 djemtë që kanë pasur një kukull dhe shpatë për të perfeksionuar prerjen e kokës. Këtë taktikë djaloshi tha se nuk e kishte mësuar edhe pse e kishte provuar tri herë, transmeton Indeksonline.
“Më pas kemi mësuar si të mbajmë shpatën dhe si të godasim kukullën. U munduan të më bindin se ato koka janë të pafeve”, tha i riu në atë intervistë.
Kur xhihadistët pushtuan qytetet jazideske, ata vranë edhe burrat e vjetër, ndërsa shumë gra e vajza i shndërruan në skllave seksi.
Mirëpo për dhjetra apo qindra të rinj, në mesin e tyre edhe Jahja, ndodhi ndryshe. Ata u rekrutuan që të prenin koka. Këta të rinj jazid ata u përpoqën për t’i konvertuar në islam, për t’i krijuar terroristë ekstrem.
Jahjau, vllau i tij më i ri dhe nëna e tyre ishin në mesin e të kapurve në qytetin irakian jazid, Sulagh. Ata u dërguan në qytetin Raku, ku Jahja u bashkua me djemtë e ri. Pas shkuarjes aty, ata u futën në kamp trajnimi me sistem të veçantë “edukimi”, ku edhe i janë caktuar emrat myslimanë.
Në atë kamp, ata trajnoheshin 10 orë në ditë dhe Jahja ka shkuar aty për pesë muaj me radhë.
Atje, ndër të tjera kishin mësuar se si të gjuanin me armë në distancë të afërt, por edhe si të luftojnë me djem të tjerë në kamp.
Në këtë mësim “trajnerët” e tyre i kërkonin që të tregojnë mizori mes vete, madje Jahja tregon se si e kishte goditur fort vllaun e tij dhe i theu një dhemb.
“Ata më thanë ta bëj dhe nëse nuk do ta bëja do të më vrasnin. Unë u detyrova ta bëj atë”, shton më tej Jahjau 14 vjeçar.
Sipas organizatave humanitare siriane thuhet se në këto kampe janë të paktën 1100 djem nën moshën 16 vjeçare.
Nga ata tashmë së paku janë 52 të vdekur, në mesin e tyre tetë djem u vranë si kamikazë.
Jahja u arratis në fillim të muajit mars. Teksa “tutorët” e tij ishin në beteja dhe rojet flinin, ai dhe vëllau i tij u arratisën dhe shpëtuan.
Më pas ai tregon se me vete ka dashur të merr edhe një shok, por ai nuk pranoi ngaqë u kishte thënë se ai tashmë është mysliman.
Wednesday, 22 July 2015 08:47