Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 19:09

Megjithëse shumë kolegë të saj po publikojnë hite këtë muaj, ajo po relaksohet.

Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila ka zgjedhur këto ditë të nxehta të korrikut për të bërë pushime.

Edhe pse ka një kohë që ajo i mungon skenës me projekte muzikore, Leonora ka qenë e angazhuar në aktivitete të tjera, duke qenë edhe imazh i disa reklamave për kompanitë vendore, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja së fundi ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet pranë brigjeve të detit, duke mos treguar vendin se ku është duke pushuar.