Policia në Kinë, ka arrestuar disa persona lidhur me një video ku shihet një çift duke bërë seks në zhveshtoren e dyqanit Uniqlo.
“Në videon e turpshme shihen një grua e një burrë duke bërë seks dhe për këtë e kanë përdorur një telefon celular”.
“Video është postuar në internet dhe është dërguar në rrjetin social WeChat”, është shprehur policia e Pekinit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
WeChat, është një nga rrjetet sociale më të mëdha në Kinë, e ky aplikacion është instaluar në pothuajse 90 përqind të telefonave të mençur.
Policia nuk e ka specifikuar numrin e njerëzve që janë arrestuar, për incidentin që ka ndodhur në mesin e prillit të këtij viti.
Zyrtarët e Uniqlo që është një zingjirë dyqanesh që ka bazën në Japoni, janë shprehur se asnjë prej punjonësve të tyre nuk janë në mesin e të ndaluarve dhe e janë distancuar nga ky akt.
Kjo video është postuar në rrjete sociale të martën e kaluar, e është një minutë e gjatë dhe brenda natës ka marrë miliona klikime dhe komente.
“Më quaj burrë” dhe “më thuaj që do të jemi bashkë”, janë fjalët që dëgjohen në këtë klip.
Më pas në fund të kësaj video, dëgjohen një zë i një gruaje në interfon ku tregon se gjenden në Uniqlo.
Policia e Pekinit, menjëherë ka kontaktuar me rrjetet sociale si WeChat për t’i dënuar për postimin e kësaj video të turpëshme.
Tuesday, 21 July 2015 16:34