Banorët e Katalonisë kanë kumtuar se janë të gatshëm të shpallin pavarësinë nëse Madrid përpiqet të pengojë shkëputjen e tyre. Ata shpresojnë se do ta nisin procesin nëse zgjedhjet rajonale në shtator do të jenë të suksesshme.
Qeveria konservative në Spanjë kundërshton pavarësinë e rajonit verilindor të Katalonisë e cila dëshiron të ndjekë shembullin e Skocisë për t’u deklaruar për të ardhmen e vet politike, transmeton AFP, përcjell Koha.net.
Aleanca e partive katalunase dëshiron që zgjedhjet rajonale të shërbejnë si referendum në të cilat ajo do të dalë bashkërisht e në të cilat do të jetë pyetje – deklarimi po ose jo për pavarësinë.
“Nëse në këtë proces shteti Spanjë, ma vendimet politike ose juridike, bllokon qeverinë autonome të katatonisë ose parlamentin katolonas , ne do të vazhdojmë tutje me deklaratën për pavarësi i”, ka deklaruar Raul Romeva, ish- deputet dhe personalitet kryesor i koalicionit.
“Nuk ka kthim prapa”, ka thënë ai duke prezantuar listën e kandidatëve “Hunts pel si” (Bashkë për po).
Qëllimi i partive politike është që procesi negociues të përfundojë brenda 18 muajve.
Krenarë me gjuhën, kulturën dhe forcën ekonomike, pasi Katalonia bën gati një të pestën e ekonomisë spanjolle, 7,5 milionë tash e disa vite kërkojnë pavarësi.
Tuesday, 21 July 2015 15:24