Lajme Shqip Monday, 20 July 2015 08:00


Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka deklaruar se votuesit e kësaj partie në Prishtinë e kanë votuar Shpend Ahmetin për kryetar sepse kanë besuar në ndryshim.

Por, sipas tij, Ahmeti për këtë kohë të qeverisjes nuk i ka sjellë ndryshimet e kërkuara nga votuesit e PDK-së.

Çelaj i ka mohuar akuzat se është duke e bllokuar së bashku me Sami Hamitin zhvillimin e kryeqytetit, shkruan ‘Epoka e re’.