Banorët e Zonës së Rugovës ndihen të anashkaluar nga bisedimet e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin.
Agron Nikqi, përfaqësues i shtatë fshatrave të Zonë së Drelajt, i ka thënë “Kohës Ditore” se askush nga Komisioni qeveritar për demarkacionin kufitar me Malin e Zi nuk është konsultuar me banorë dhe ata janë kundër që pa dijeninë e tyre të shënohet pika kufitare.
Ai tregon se nuk është kundër kësaj çështjeje, por paraprakisht duhet të konsultohen banorët. Nikqi ka demantuar kryetarin e Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha, se është konsultuar me banorët.
Ali Lajqi, anëtar i komisionit qeveritar që ka rolin vëzhgues, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Komunal nga Komuna e Pejës për kufirin me Malin e Zi, thotë se ato që i paraqet Murat Meha nuk janë harta, por vijëzime variante të Malit të Zi të vitit 2004-2008.
Nëse jetësohen pretendimet e Malit të Zi, Muq Lulaj, nga fshati Stankaj i Rajonit të Rugovës së Komunës së Pejës do të humb hiq me pak se 6 hektarë tokë, të cilat do të mbeteshin në territorin e shtetit fqinj të Malit të Zi. /Koha Ditore/
Saturday, 18 July 2015 08:13