Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 16:46

Pas suksesit të këngës ‘Me Stil’ në bashkëpunim me Smajl Puraj, reperi kosovar që jeton në Gjermani Gent Avdyli mbrëmë ka lansuar këngën e tij më të re të quajtur ‘Ti je’.

Teksti i këngës është bërë nga vet ai, muzika nga Qson Beats, produksioni nga SHAKO dhe me video nga Adrenalin J.

Siç transmeton tribuna, kjo këngë po mbrohet në Youtube nga kompania muzikore ‘Arkiva Shqip’.