Për herë të parë që njerëzimi pati mundësinë të shoh fotografi shumë të afërta të Plutonit, u panë male të akullta shumë të larta dhe kanjone, në hënën e tij, Charon.
Befasuese për shkencëtarët ishte sidomos mungesa e kratereve në një pamje të zmbadhuar, të bëtë nga anija kozmike Neë Horizons e NASA-s, më 14 korrik.
Sipas shkenctarëve, kjo sugjeroi papritur se Plutoni është gjeologjikisht aktiv dhe është duke u skalitur jo nga forcat e jashtme, por nga nehtësia e brendshme, raporton REL.
“Unë nuk mendoj se ndonjë prej nesh mund ta kishte imagjinuar se ishte kjo do të ishte kaq e mirë”, tha shkencëtari i NASA-s, Alan Stern. “Sistemi i Plutonit është diçka e mrekullueshme”.
Fotografia e afruar e Plutonit që e zbuloi NASA,tregojnë male mbi 3 mijë metra të lartë dhe dhjetëra mijëra kilomtera të gjata, të formuara nga shtrati i akullt Plutonit.
Anija kozmike përshkoi mbi 12 mijë kilometra përreth planetit, duke u bërë vizitori i parë i Plutonit në 4.5 miliardë vjetët e ekzistencës së tij.
Thursday, 16 July 2015 11:58