Menjëherë pas arritjes, Kryeministri Vuçiq është nderuar me mirënjohje si kryeministri i parë serb që viziton komunat shqiptare në Serbi. Përgjigja e Vuçiqit ndaj kësaj mirënjohje për atë ka qenë: “Mos më thuaj që jam kryeministri i parë të vizitoj Preshevën”, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, numër i shtuar i forcave të sigurisë janë vërejtur nëpër rrugët e Preshevës, dhe emigrantë që prisnin para Qendrës së Pranimit për të aplikuar për azil para organeve kompetente.
Ndërkaq, pas takimit Vuçiq pritet të vizitoj qendrën e maternitetit në Preshevë si dhe qendrën për pranimin e emigrantëve, që do të përcjellet me vizitën e tij në Bujanovc. /Indeksonline/
Wednesday, 15 July 2015 14:58