Lajme Shqip Saturday, 14 June 2014 17:43

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, vijon inspektimet e saj në vijën bregdetare të Shqipërisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Këtë herë, ajo u ndal në qytetin e Sarandës. Gjatë inspektimit të plazhit të këtij qyteti, Gjermeni u njoh me zbatimin e objektivave të planit të masave për shërbime cilësore në plazhe gjatë këtij sezoni. 

Ministrja u takua dhe me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Suedeze në Tiranë, Patrik Svensson dhe grupin e turistëve suedezë që janë në Sarandë.

Gjermeni inspektoi edhe punimet që po kryhen për ndërtimin e Portit Turistik të Sarandës, ku pritet që të përfundojë brenda muajit qershor. Ndërtimi i këtij Porti do të shtojë lëvizjen e turistëve si në cilësi ashtu edhe në sasi. 

Këtë vit parashikohet një fluks më i madh turistësh, me rreth 100000 persona, ndërkohë që vitin e kaluar numri i turistëve ishte 5600.