Lajme Shqip Saturday, 14 June 2014 15:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën Lazarat mesditën e sotme, ku një person është plagosur me një plumb qorr.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kordhoc, të komunës Lazarat.

Shpëtim Meçi, 45-vjeç, po punonte në kopshtin e shtëpisë në momentin kur është plagosur.  Menjëherë pas plagosjes, është dërguar në Tiranë me helikopter.

Më pas është transportuar në Spitalin Ushtarak, për të marrë trajtimin e nevojshëm. 

Nuk dihen ende rrethanat e plota. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.