Lajme Shqip Thursday, 17 April 2014 13:03

Qeveria dhe opozita janë përplasur edhe në lidhje me akuzat për implikime ushtrisë në trafik droge. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë fjalës së saj tha se, nuk ka asnjë fakt që ushtria është e përfshirë në trafikun e drogës. Ajo kërkoi nga opozita që të lënë këta djem dhe vajza ta bëjën punën e tyre si duhet.

Kodheli – Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si përfaqësuese e popullit në këtë vend, qysh prej gjysmës së shtatorit të 2013 deri më sot nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të ketë një të dhënë të vetme të verifikuar në ato vende ku kanë lindur në fakt zanafilla e gjithë kësaj balte e tymnaje dhe patologjie për FA.

Menjëherë pas kodhelit fjalën e mori ish-kryyemintri Sali Berisha: Ajo që dëgjoni ju nga kjo grua, është me porosi të kryetarit të tyre dhe është mashtrim. Në lidhje me aeroplanin me drogë në Gjadër, Shërbimi informativ i Ushtrisë dhe shërbime të tjera ushtarake, sipas burimeve të FA-së kanë informuar me kohë të ashtuquajtur gënjëeshtër të së përbetuarës, por kjo është diçka që po ndodh. Rama ka filluar të gllabërojë pronat e ushtrisë. Këtu do vijnë të gjitha dosjet e vjedhjeve të deputetve të majtë, po jo tani sepse tani kemi plan tjetër. Sepse sot po vidhen të gjitha pronat e ushtrisë. Nëse zonja është kaq e sigurt, le të paraqitet në komision, ku do t’i jepen të gjitha të dhënat. Le të përballet  me dokumente të pakundërshtueshme, pse nuk e mohove herën e parë, kur u hodhën akuzat, por tani. Më kanë ardhur sms që në Divjakë qarkullojnë avionë me drogë.

Edi Rama: Duke dëgjuar se i shkojnë sms, që në Divjakë shkojnë avionë me drogë, nuk janë avion por janë mushkonjat që ka 25 vjet që doktori nuk i hodhi helmin. Janë si avionë të droguar që pickojnë opozitën dhe opozita vjen për të pickuar publikun. Javën që vjen do të fillojë dezinfektimi. Dhe do marrën fund dhe mushkonjat dhe avionët me drogë të kryeministrit.

Meta: Jam i bindur doktor që sms-të t’i dërgojnë socialistët e Divjakës, që padashje t’i krijojnë këto situata të paqena.

Berisha: Ratë në kurth, se për gjëra të tilla serioze instinkti me thotë se duhet të kem shumë kujdes. Sms-ja ka ardhur para 3 muajsh, para se të nisnit  spërkatjen për mushkonjat dhe avioni ka dalë para 3 muajsh dhe thoni tani që erdhën mushkonjat. Tani doni të mbroni me spërkatësit e Beqjes. Mesazhi është botue dhe avioni është botuar dhe është hapur gazeta e RD. Është hapur me avionin dhe kësaj here nuk i shpëton dot këtyre fakteve.  

Rama: SMS-ja, aaa. Se kur zgjohesh i pickuar nga mushkonja do kohë ta marrësh veten. Spërkatja fillon javën e ardhshme se sa erdhët ju në pushtet ia hapët rrugën kunupit dhe e bëtë linjën ajrore për drogë

Kërkon fjalën Berisha, ndërhyn Meta: Doktor ne e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin përmes shakave

Topalli: Sipas policisë greke 2 muajt e fundit janë kapur 5 tonë drogë e ardhur nga Shqipëria. Gjithsej në 3 muajt në muajt fundit 10 tonë drogë në Greqi e ardhur nga Shqipëria. Ndërsa, në Itali 5 tonë drogë të ardhur nga Shqipëria. Flisni për mushkonja, kur keni hapët rrugët e drogës.

Meta: Gjithsesi mos e nënvlerësoni aksionin kundër mushkonjave.