Lajme Shqip Tuesday, 15 April 2014 13:00

Gjatë ditës së sotme ka dëshmuar në seancën gjyqësore bashkëshortja e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Si autor i kësaj vrasje akuzohet Arben Frroku. Në seancën e sotme ka dëshmuar Anila Lamaj, e cila u shpreh se, “në momentin e vrasjes isha në shtëpi dhe dëgjova breshëri automatiku jashtë. Nisa t’i telefonoj Dritanit. Nuk m’u përgjigj njëri dhe kam zbritur poshtë. Më thanë se Dritani është plagosur”.

 

Më tej Anila Lamaj e vijon dëshminë e saj duke theksuar faktin se, “bashkëshorti i saj përveç probleme me Arben Frrokun nuk di të ketë pasur probleme me njëri  tjetër. Para se të vritej ai ka pasur shqetësime në lidhje me transferimin. Mua nuk me thoshte gjë, pasi unë vuaj nga zemra”. Anila u shpreh ne seancë se ajo personalisht nuk i ka parë vrasësit, por i kanë thënë të tjerë se mbi bashkëshortin e saj kanë qëlluar tre persona të maskuar, të cilët kishin hipur në një makinë tip “BMW”. Ajo deklaroi se nuk e ka njohur me parë Frrokun, por vetëm pas vrasjes së bashkëshortit të saj.