Është padyshim njëra ndër modelet më të përfolura në vendin tonë. Bëhet fjalë për vajzën shkodrane Angela Martini e cila famën për punën që bën e ka korrur fillimisht jashtë kufijve të vendit tonë.
Por, pavarësisht famës dhe tretmanit që asaj i bëhet çdo kund, vajza bën me dije se ishte diçka që i mungonte e të cilën si duket e ka gjetur në krahët e njërit ndër rep artistëve tanë më me famë Ledri Vulës, pra Angela në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ tregon se i mungonte dashuria.
“Dashuria është e vetmja gjë që më mungonte”, ishte mbishkrimi i bukuroshes, i cili na lë të kuptojmë se kjo gjë më nuk i mungon asaj. Ndryshe modelja e njohur e rep artisti shihen shpesh duke komunikuar në mënyrë interesante me njëri tjetrin përmes faqeve të tyre në rrjetin social ‘Twitter’.
Sunday, 30 March 2014 18:23