Kënga e përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision nuk mund të marë komente qofshin ato pozitive apo negative. Kjo pasi delegacioni shqiptar i ka kërkuar Eurovisionit që në pjesën për Shqipërinë në sajtin zyrtar të ketij festivali evropian, të bllokojë komentet për këngën e Hersi Matmuja nën titullin “Zemerimi i një nate”. Delegacioni shqiptar e ka arsyetuar këtë veprim me qëllimin për të ruajtur këngëtaren nga shpërqendrimi i mundshëm.
Sipas tyre, kjo është bërë pasi kanë parë se çfarë ka ndodhur me komentet ndaj këngetares kosovare Rona Nishliu, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong në vitin 2012, ndonëse u rëndit e pesta në radhë.
Këngën e cila ashmë është lançuar në internet prej kohësh, në shumë raste është komentuar negativisht në rrjetet e ndryshme sociale./albeu/
Thursday, 27 March 2014 16:50