Lajme Shqip Thursday, 27 March 2014 15:06

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli edhe për procesin e legalizimeve, duke theksuar se në qeveri tashmë është kaluar projekti dhe legalizimi do të bëhet falas.

Rama shtoi se, “ky vendim nuk ka të bëjë me opozitën, por me ata që dje morën dokumentet e shtëpisë dhe që nuk do të ndalet më deri kur shtëpitë e ndërtuara të jenë legalizuar dhe të jenë legalizuar falas”.  Kryeministri tha se, dje pati kënaqësinë që një ndër njerëzit që morën titullin e pronësisë ishte edhe xhaxhai i Azem Hajdarit.

“Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s’e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palcë Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin. Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj.

 

Ndryshim është, jo se jemi nga natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta dezinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës. Dua të shfrytëzoj këtë moment duke ju thënë atyre që na ndjekin. Ne dje kemi kaluar në qeveri projektin. Do vijë në parlament dhe legalizimi do bëhet falas për ata që kanë tokën e tyre 67 mijë familje deri sot nuk kanë mundur të legalizojnë shtëpinë”, u shpreh kryeministri./shekulli/