Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet me bashkëshorten e tij Lumnije.
Thaçi dhe bashkëshortja e tij kanë dalur në tregun e lagjes ku jetojnë për “të blerë gjëra për furnizimin e shtëpisë”.
“Sot ishte ditë e bukur me diell. E shfrytëzuam paraditën me Lumen të bëjmë furnizime për shtëpi dhe dolëm në tregun e lagjes. HTH”, shkruan ai në FB.
Ndërkaq ka treguar se për shkak të angazhimeve, nuk ka edhe aq shumë kohë për të ndarë me bashkëshorten, por ka thënë se ditën e sotme, ka vendosur t’i përkushtohet shtëpisë.
“Për shkak të obligimeve, nuk më bjen shpesh të dal me Lumen, por ka ditë kur thjesht kam dëshirë të ndaj kohë bashkëshortes dhe shtëpisë. Tregu i lagjes sonë ka mjaft produkte të freskëta vendore. Zoti e bekoftë këtë tokë tonën. Drekat dhe darkat në shtëpi janë më se të mirëseardhura. Pas tregut koha është për kafen e mëngjezit.”, shkruan ndër të tjera Thaçi.
Saturday, 15 March 2014 15:00