Lajme Shqip Thursday, 13 March 2014 17:20

Yjet e famshme të muzikës dhe filmit, krahas të rejave në karrierën e tyre, jetën private, stilin interesant të të jetuarit etj., ata tërheqin vëmendjen e fansave edhe me sjelljet dhe fantazitë e tyre të çuditshme…

Më poshtë ju sjellim disa nga teket interesante të të famshmëve:

Rihanna
Këngëtarja e suksesshme di të flasë haptas rreth seksit, ndërsa kur u shfaqën në publik disa fotografi nga telefoni i saj, ajo tha se çuditet pse femrat nuk u dërgojnë fotografi lakuriqe të dashurve të tyre. Ndërkaq, në një deklaratë të pazakontë, ka treguar se gjatë seksit është mazohiste dhe i pëlqen ta lidhin dhe ta rrahin.

Eva Longoria
Edhe aktores amerikane i pëlqen që ta lidhin për krevati, por jo me pranga, po me një shall mëndafshi.

Ricky Martin
Këngëtari portorikan, i cili ka pranuar se është homoseksual, në një intervistë ka thënë se i pëlqen që partnerin ta lagë me ujë para aktit seksual.

Tommy Lee
Ish-burri i Pamela Andersonit thotë se është i fiksuar pas shputave. Prandaj, rokeri kërkon nga partnerja seksuale që të ketë shputa të pastra dhe të bukura.

Lady Gaga
Këngëtarja, e cila haptas flet për fantazitë e saj seksuale, ka pranuar se i pëlqejnë kostumet e ndryshme gjatë seksit. Por, më interesantja është se Gaga kërkon ta kafshojnë gjatë aktit. Për më shumë, ajo ka thënë se zakonisht i lë qerpikët artificialë në krevatin e partnerit seksual, në mënyrë që ai ta kujtojë për natën e bukur që kanë kaluar bashkë.