Lajme Shqip Saturday, 08 March 2014 18:34

Familjaret e të pagjeturve të Kosovës janë shprehur të zhgënjyer me neglizhencën e institucioneve vendore e ndërkombëtare për mos zbardhjen e fatit e më tëdashurve të tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ata kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri tek ndërtesa e Kuvendit, ku kanë rivendosur fotografitë e me tëdashurve të tyre, pasi nuk është përmbushur premtimi për ndërtimin e një obelisku paraKuvendit me fotografitë dhe emrat e të gjithë të pagjeturve.