Lajme Shqip Thursday, 06 March 2014 13:33

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje u ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve, të akuzuar për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë, njofton sot EULEX-i.

Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova, është deputet në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, shtatë të pandehurve të tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, raporton rel. 

Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprat shpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.