Lajme Shqip Thursday, 06 March 2014 12:56

Komisionieri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fyle deklaron se me kryeministrin Edi Rama u diskutua për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në reforma”.

Fyle ndodhet në Tiranë për të vazhduar dialogun e nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadrin e procesit të integrimit. 

Siç ishte parashikuar, në orën 08:30 Fyle, bashkë më ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi mbërritën në Kryeministri në takim me kryeministrin Rama. Takimi zgjati 50 min. Në përfundim të takimit me kryeministrin Rama, komisioneri Fyle komentoi në rrjetin social “Twitter”, duke u shprehur se “u diskutua për rëndësinë e përfshirjes në reforma”.

Më pas Fyle dhe Sequi u pritën nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme. 

Nga zyrën e shtypit të Komisionit Europian bëhet me dije se: “Komisioni Evropian dhe komisioneri Fyle, personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit Europian”.