Lajme Shqip Sunday, 02 March 2014 16:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në punimet e Kongresit zgjedhor të  Partisë Socialiste Evropiane (PSE) të mbajtur në Romë. Nën logon “Drejt një Europe të re”, Kongresi  i drejtuar nga Presidenti i PSE Sergei Stanishev diskutoi lidhur me riorganizimin e partive të majta si dhe përballimin e sfidave që dalin përpara në pritje të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian.  Ky Kongres u zhvillua pas ngjarjeve të rëndësishme politike për Italinë, si dhe atyre ndërkombëtare në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Rama do të zhvilloi takime me liderë  të Partive Socilaiste Europiane. Në këtë vizitë, ai shoqërohet nga një delegacion deputetësh socialistë, Taulant Balla, Blendi Klosi, Artan Gaçi dhe anëtari i Kryesisë së PS, Vangjush Dako.

Qëllimi i Kongresit të Partisë së socialistëve europianë ishte votimi për të nominuar Presidentin e Parlamentin Europian Martin Schulz si kandidat i grupimit të majtë për t’u zgjedhur President i Komisionit Europian, pas zgjedhjeve europiane qe mbahen në fund të majit. Kandidatura e Martin Schulz u mbështet me shumicë dërrmuese nga Kongresi.