Lajme Shqip Wednesday, 19 February 2014 14:36

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka marrë sot një dhuratë të veçantë. Besart Kallaku, ose siç njihet ndryshe “Besi i Portokallisë”, i ka dorëzuar Kokës personalisht një palë çizme.

Koka e cilëson këtë “dhuratë” një surprizë shumë të bukur në komentin e lënë në “Facebook”. “Një palë çizme pune nga Besart Kallaku, me dëshirën për t’i veshur për pyllëzimin e Krujës. Faleminderit Bes”, shkruan ministri i Mjedisit.