Lajme Shqip Sunday, 16 February 2014 18:39

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar foton e famshme të stilit “selfie”.

I pari i ekzekutivit ndodhet në Prevallë dhe nuk humbi rastin për t’i bërë vetes një fotografi me prapavijë bukuritë malore të vendit tonë, transmeton Koha.net.

“Prevalla, përkundër mungesës së borës, mbetet vend i mrekullueshëm për t’u çlodhur dhe për të reflektuar për punët e mëdha që janë përfunduar këto vite dhe për punët akoma më të mëdha që duhet bërë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.