Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri nuk ka ngurruar të komplimentojë çiftin e ri Anxhela Martini – Ledri Vula, për shfaqjen e tyre në videoklipin e këngës “100 probleme”.
Megjithëse Dafina dhe Ledri kanë jetuar një histori shumë të përfolur dashurie, madje kanë realizuar edhe këngën “Tonight” me video shumë sensuale, ajo nuk ndjen aspak xhelozi. “Bukur! Urime për videon. Duket fantastike, keni bërë punë të madhe. Duartrokitje dhe puthje”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj të “Instagram”. Anxhela Martini, në shenjë mirënjohjeje, ka publikuar në faqen e saj komplimentin e Dafinës, ish-së dashurës së Ledrit.
Sunday, 09 February 2014 15:03