Lajme Shqip Sunday, 02 February 2014 15:00

Këngëtarja nga Shqipëria, Zajmina Vasjari, nuk ka arritur ta fitojë një proces gjyqësor kundër shoqërisë tregtare “Vajra Bimore”, imazhi i së cilës ka qenë pas shpalljes ‘Miss Shqipëria 2002’.

Bukuroshja kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë në fjalë, e cila nuk e ka respektuar afatin kohor dhe ka vazhduar ta shfrytëzojë imazhin e këngëtares për një periudhë të gjatë.

Prandaj, ajo ngriti padi duke kërkuar që kompania t’ia paguante reklamat me arsyetimin se imazhi i saj është përdorur përtej afatit, duke i shkaktuar asaj dëm të konsiderueshëm material dhe cenim imazhi.

Mirëpo, përfaqësues të “Vajra Bimore” kanë ngritur kundërpadi me pretendimin se gjatë kohës që Zajmina ka qenë imazh i kompanisë, ka pozuar nudo për revistën “Klan”, fakt që është konsideruar shkelje ligjore duke i prishur imazhin kompanisë.

Kështu, duke u bazuar në pretendimet e këngëtares dhe kompanisë në fjalë, gjykata çmoi se padia dhe kundërpadia duhet të rrëzohen si të pabazuara në ligj dhe në prova.