Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me replika dhe akuza të rënda mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj.
Duke i kujtuar takimin me ish-lojtarin e Real Madritit, Predrag Mijatoviç, Berisha sulmoi ministrin duke e cilësuar ate sibastard.
“Ky bastard ma quan legjende futbolli”- tha Berisha. Por në reagimin e tij ministri Veliaj i kërkoi Berishes të japë llogari se pse për 8 vite mbajti peng linjen energjitike me Kosoven.
“Ti nacionalist 2 lekesh. Dashuaria eshte e verber, por ti ke kompleks qe je dhenderr serbie”- thaVeliaj, duke i kujtuar ish kryeministrit aferat me Fazllicin.
Statusi ekstra i Berishës shkakton sherr mes mazhorancës
Seanca e Kuvendit siç ka ndodhur zakonisht në shumicën e seancave që pas daljes së Partisë Demokratike në opozitës, është dominuar nga fjala e Sali Berishës.
Ish-kryeministri ka replikuar me të gjithë, me ministrin e Brendshëm, me ministrin e Mirëqenies Sociale, ministren e Administratës, deputetin Sadri Abazi, etj etj.
Berisha në retorikën e tij ka vënë theksin tek krimet e fundit të ndodhura në vend, duke akuzuar qeverinë si të kapur nga krimi.
Një prej fjalimeve të Berishës ka zgjatur mbi 37 minuta. Këtë gjë e theksoi edhe zv.kryetari i Kuvendit, Vangjel Dule.
“Znj. Topalli, cila rregullore e lejon këtë?”, iu drejtua ai ish-kryetares së Kuvendit.
Për të kërkuar respektimin rigoroz të rregullores së funksionimit të Kuvendit mori fjalën dhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Ai kërkoi që Berisha të mos lejohet që të dalë nga rendi i ditës dhe të respektohet kufizimi në kohë.
Ndërsa Berisha fliste për së dyti, Braçe kërkoi respektimin e rregullores. Por, Dule nuk e ka mirëpritur këtë ndërhyrje duke iu drejtuar Braçes me fjalët: “Po bëni interpretuesit e gjithkujt dhe të gjithçkaje”. Më tej, Dule tha se duhet mbledhur Konferenca e Kryetarëve për këtë çështje.
Ish-kryeministri është trajtuar ndryshe nga deputetët e tjerë të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vazhdimisht ia ka vënë në pah këtë “trajtim të veçantë”, duke ia dhënë fjalën thuajse sa herë e kërkon. /Shekulli /albeu/
Thursday, 30 January 2014 16:05