Lajme Shqip Thursday, 23 January 2014 17:55

Këngëtarja Genta Ismajli së fundmi është në pregaditje të videoklipipit të saj më të ri me titullin “Anuloje”. Kënga të cilën Genta e bëri publike për festat e fundvitit tashmë do të ketë edhe një videoklip.

Genta ka njoftuar fansat e saj nëpërmjet faqes zyrtare në facebook nëpërmjet disa fotove ku shkruante se është në pregaditje të videoklipit të këngës “Anuloje”. Për Gentën ky vit ka nisur mjaft mbarë pasi shumë shpejt do të sjellë edhe projektin “Dekada”, që pritet ta lancojë në maj të këtij viti.