“Shqiptarët po i kthejnë sytë e shpresës nga PartiaDemokratike”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD-së për këtë vit. Basha u shpreh se opozita nuk do të lejojë të kalojë asnjë mashtrim i qeverisë dhe asnjë tullumbace propagandistike.
“Në Kuvend publiku ka parë përplasje mes dy mendësive; Mendësinë e vjetër të kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve për njëKuvend si kazermë, si zyrë noterizimi e arbitraritetit të një kryeministri arbitrar dhe mendësinë e re moderne për parlamentin si garanci e lirive dhe shtetit ligjor, kjo është mendësia e së ardhmes. Kuvendi nuk mund të katandiset në bisht të ekzekutivit. Grupi ynë do të jetë në ballë të Kuvendit, si opozitë parlamentare, duke shfrytëzuar kapacitetet e deputetëve tanë, do çojmë para betejat tona politike për transparencën, për ligjin, për bashkëpunim e konsensus kundër arrogancës e destruktivitetit të mazhorancës.”- tha Basha. /albeu/
Bashta thotë se shqiptarët po kthejnë sytë e shpresës kah PD
Monday, 20 January 2014 15:43