Adelina Ismaili, diva që bëri revolucion në tregun muzikor shqiptar, ka disa vite që e zhvillon karrierën e saj jashtë trojeve shqiptare dhe pikërisht në Francë. Në natën e ndërrimin të viteve, ajo ka qenë pranë fansave të saj në Prishtinë.
Në një intervistë për emisionin “Prive”, në një prej televizioneve kosovare ajo rrëfen lodhjen e vitit që la pas dhe planet e saj më të afërta. E pyetur se si ndihet Adelina pas koncerteve të fundvitit, ajo shprehet se ndihet mirë, por shumë e lodhur. Këngëtarja ka treguar se viti 2014 ka nisur shumë mbarë. Edhe pse intensiteti i madh i punës e ka lodhur disi, ajo shprehet mjaft e lumtur, pasi viti ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Para disa kohësh diva e muzikës shqiptare, ka realizuar edhe një set fotografik, i cili është në funksion të punës së saj jashtë kufijve. Adelina tregon se aktualisht ka një projekt tepër të rëndësishëm në duar, i cili ka filluar të marrë jetë, por është shprehur se nuk do të flasë më tepër për të. “Unë jam lindur dhe jam rritur në Kosovë dhe vërtet disa projekte të miat kanë dështuar aty.
Për të mos ndodhur e njëjta gjë nuk jam ngutur për të sjellë projekte të shumta, por diçka vërtet me vlerë”- është shprehur Adelina. Mesa duket sipas saj, sasia nuk ka cilësi. E pyetur nga gazetari nëse ka menduar që të ndryshojë statusin e saj dhe pse jo të martohet, ajo është shprehur: “Po, kam ndërmend të martohem, por jo shumë shpejt.
Ende nuk e kemi vendosur as unë as Vali (i dashuri i saj), por një ditë sigurisht që do ta kurorëzojmë dashurinë tonë”. Këngëtarja që ka thyer shumë tabu dhe ka qenë e para për bëmat e saj në skenë edhe sot vazhdon të jetë krenare për çdo gjë që ka arritur deri tani.
Saturday, 18 January 2014 16:41