Një ditë pas mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri- Kosovë Konfindustriaka kërkuar krijimin e tregutmbarëshqiptar, gjë e cila deri tani është vështirësuar deri në dështim nga vonesat e njësimit të legjislacionit ekonomik dhe tregtar. Në të njëjtën kohëKonfindustria gjykon se vonesat e paarsyeshme të krijimit të Tregut të Përbashkët Mbarëshqiptar kanë zhvlerësuar duke ulur ndjeshëm efektivitetin edhe të investimeve të mëdha të përbashkëta në infrastrukturën rrugore si është Rruga e Kombit, me një shifër prej afër 2 miliardë euro, duke i dhënë një barrë shtesë ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një deklaratë për shtyp, Konfindustria sjell në vëmendje “vendimet e njëpasnjëshme të marra nga Shqipëria dhe Kosova brenda harkut kohor të shkurtër, me natyrë proteksioniste në fushën e tregtisë së prodhimevebujqësore, pijeve alkoolike, birrës, çimentos, etj”.
“Kulmi i përfshirjes së institucioneve shtetërore në një luftë tregtare të pandershme ndërmjet dy vendeve ishte ndalimi i hyrjes së prodhimeve të qumështit me origjinë të Shqipërisë në tregun e Kosovës, me pasoja kriminale, që kanë çuar, deri në shkatërrim të industrive përkatëse”, nënvizohet në deklaratën e Konfindustrisë.
Në këtë kuptim, Konfindustria mbështet tejkalimin e problematikës të vonesave për fillimin e ndërtimit të linjës energjisë elektrike 400 KË Shqipëri-Kosovë. /albeu/
Sunday, 12 January 2014 16:57