Lajme Shqip Sunday, 12 January 2014 16:29

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar kartolinën e urimit të dërguar nga Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama e ka cilësuar këtë kartonin si më të bukurën. “Kartolina më e bukur e këtij janari erdhi e fundit”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”, raporton shekulli.

Presidenti Obama i shpreh mirënjohje kryeministrit Rama për bashkëpunimin, ndërsa uron që 2014-ta të jetë një vit i paqtë dhe i begatë. Kartolina, e cila në momentin që hapet formon “Shtëpinë e Bardhë”, veç Presidentit Obama është firmosur edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshortja Michelle, vajzat Sasha dhe Malia si dhe dy qentë Sunny dhe Bo.

Ndërkaq, Kryeministri Edi Rama pranoi gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, me gazetarin Blendi Fevziu në “TV Klan” se ka marrë një letër nga Presidentit i SHBA-ve, Barak Obama, pas refuzimit të qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar për shkatërrimin e armëve kimike siriane. Kjo letër, ende nuk është publikuar nga kryeministri.