Vritet një 15-vjeçar në Prishtinë. Flora Ahmeti, zyrtare e Policisë rajonale të Prishtinës, konfirmoi se sot rreth orë 12.25 minuta ka ndodhur një vrasje në kryeqytetin kosovar. Në afërsi të shkollë fillore “Emin Duraku” është vrarë një djalë i moshës 15 vjeçare, ka thënë ajo.
Ndërsa trupi i viktimës po vazhdon të qëndrojë në oborrin e shkollës, mësimi është duke vazhduar normalisht.
Në vizitën që i ka bërë vendit të ngjarjes, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, që po ashtu gjenden në vendin e ngjarjes. Të fundit kanë shprehur shqetësim për rrethojat e shkollës, derisa arsyetimi i Drejtorit të Operativës në Polici ka qenë se “ata kanë propozuar rregullimin e tyre, por banorët e lagjes kanë qenë kundër”.
Nga policia theksojnë se nuk ka as të dyshimtë e as të arrestuar për këtëvrasje.
Përveç të riut rreth 15 vjeçar, që është vrarë sot në mesditë në oborrin e shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, Klan Kosova mëson se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur./albeu/
Wednesday, 08 January 2014 16:27