Lajme Shqip Tuesday, 07 January 2014 22:01

Korçë- 

(E plotësuar) Katër persona u vranë ditën e sotme me plumba kallashnikovi nga një person i vetëm. Masakra ndodhi në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku një person vrau ish-të dashurën e tij, bashkëshortin e saj, si dy persona të tjerë.

Shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë refuzimi i ish-të dashurës së tij për t’u ndarë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se autori i masakrës është arrestuar nga policia.

Autori i kësaj masakre është Bashkim Latollari, i cili ka vrarë Belimon dhe Daniela Meçollarin, 31 dhe 30 vjeç, si edhe Rexhep dhe Valentina Metallarin, në shenjë hakmarrjeje ndaj mosdivorcit të Belimonit dhe Danielës.

Dy të parët janë ekzekutuar nga dritarja e banesës së tyre në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët u kanë shpëtuar rastësisht breshërive të plumbave.

Pas tyre Latollari ka shkuar drejt banesës së dajës së Belimonit dhe ka ekzekutuar atë bashkë me bashkëshorten, të cilët bënë rezistencë për mosdivorcin e mbesës.

Dy kufomat e para, edhe ish-e dashura  u hodhën  në anë të rrugës në fshatin Gjonomadh në aksin rrugor Voskopojë-Korçë dhe janë gjetur aty nga kalimtarë të rastit.

Fillimisht u raportua se çifti Meçollari u gjetën të vdekur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Gjonomadh ku dhe banonin, nga kalimtarë të rastit. Por pasi policia mbërriti në vendngjarje u vërtetua se të dy çiftet janë vrarë në banesat e tyre .

Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia bën me dije se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer krimet.

 

Veç policisë ngjarja ka ngritur në këmbë edhe Prokurorinë. Prokurori i rrethit Alket Mersini ka shkuar menjëherë në fshatin Gjonomadh.  Ndërkohë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkaku i ngjarjes

Prokurori i Rrethit Korçë, Alket Mersini, i cili ndodhet në vendngjarje thotë se dyshimet paraprake janë për një lidhje jashtëmartesore të autorit. 

Shkak dyshohet se është lidhja jashtëmartesore e 31-vjeçares Daniela Meçolarit me Bashkim Lakollarin. Ky i fundit dyshohet se ka kërkuar divorcimin e saj nga bashkëshorti dhe mos realizimi i kësaj kërkese duket se ka çuar në fundin tragjik.

Autori i vrasjeve ka tentuar të divorcojë nënën e dy fëmijëve nga bashkëshorti, por pa ia arritur qëllimit. Për më tepër ka hasur në rezistencën edhe të dajës së vajzës, të cilin e ka vrarë bashkë me të shoqen pak minuta pasi ka vrarë çiftin e ri.

 

21:01– Trupat e pajetë të një çifti janë gjetur nga kalimtarë të rastit në një kanal në anë të rrugës në fshatin Gjonomadh të Korçës. 

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për identifikimin e viktimave. 

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për shtetasit Belimon dhe Daniela Meçollari, të cilët kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me armë zjarri. 

Policia dyshon se autor i ngjarjes së rëndë mund të jetë Bashkim Lapollari, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të krimit të rëndë. / Top Channel/Shekulli/