Lajme Shqip Sunday, 05 January 2014 14:10

Tiranë – Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet nga një bashkëmoshatar i tij pas një grindje për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ndërsa autor i ngjarjes është Ardit Lazri.

 
Ermal Qemali ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjes me thikë, ndërsa është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan shqiptarja.
 
Forcat e policisë të Komisariatit numër 4 në kryeqytet kanë arrestuar autorin e plagosjes, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.